Trajneri i Anglisë: Jemi shumë larg për të arritur në nivelin e Italisë

0
339

Southgate e pranon që Anglia është shumë larg për të arritur në nivelin e Italisë.

Gareth Southgate ka pranuar që Anglia “ende ka rrugë të gjatë për të bërë para se të arrijë në futboll atë që ka bërë Italia”. Këto komente ai i ka bërë para finales së Euro 2020, që për Tre Luanët është një përvojë e rrallë

Ndeshja pritet të fillojë në stadiumin Wembley të dielën në ora 21:00 dhe kjo është finalja e dytë e Anglisë në një turne Kombëtarësh, pas atij të Botërorit më 1966.

“I kam shikuar nga afër ata që dy vite dhe e njoh punën që ka bërë Roberto Mancini me ta”, tha menaxheri i Anglisë Southgate për Sky Sport Italia. “Ne e dimë që ata ishin të zhgënjyer që nuk u kualifikuan në Botëror, Italian ka një Kombëtare të jashtëzakonshme në futboll, mendoj që kanë qënë 12 herë në gjysmëfinale dhe 10 herë në finale. Krahasuar me ne, është një rekord i jashtëzakonshëm”.

“Ne ende kemi rrugë të gjatë për të bërë para se të njihemi si një Kombëtare në futboll si Italia”. Sot është përvjetori i 15-të që Italia fitoi Botërorin më 2006, i katërti i këtij trofeu. Ata kanë fituar vetëm një herë, më 1968, por kanë qenë në finale më 2000 dhe 2012 para finales së 2020.

Anglia në anën tjetër, janë për herë të parë në një finale në Euro dhe nuk kanë fituar trofe me Kombëtare prej vitit 1966, e cila finale është zhvilluar në Ëembley. Mancini po ashtu i transformuar dështakët e Italisë që nuk arritën të kualifikoheshin në Botëror, duke fituar 10 ndeshje në kualifikime, duke arritur në Final Four të Ligës së Kombëve dhe janë 33 ndeshje pa humbje.

“Ata kanë një mënyrë të pastër të lojës, shpirt të shkëlqyeshëm, energji të jashtëzakonshme. Teknikisht, si të gjitha skuadrat italiane, janë shumë shumë të mirë. Por stili i lojës është po ashtu ndryshe nga ajo sa kam qenë unë i ri, shumë më modern”, ka vazhduar Southgate.

“Pra, është një skuadër e jashtëzakonshme dhe ne padyshim jemi dy skuadrat më të mira të kësaj gare në finale. Kështu që kush luan më mirë në ditën e fundit ai do të fitojë”. Anglia asnjëherë nuk e ka mposhtur Italinë në një garë ndërkombëtare, duke humbur katër takimet e saj të mëparshme./orainfo