Milot Rashica fillon aventurën tek Norwich City

0
211

utbollisti kosovar Milot Rashica ka filluar aventurën e re tek Norwich City.

Anësori nga Vushtrria është parë sot në zhveshtoret e skuadrës nga Premierliga, transmeton Klan Kosova.

Rashica u transferua dhjetë ditë më parë nga Werder Bremen tek Norwich për shumën 11 milionë euro.

Megjithatë, skuadra e tij e re ende nuk ka sjell pamje të yllit kosovar nën fanellën e tyre, përkundër imazheve që tashmë janë shpërnda në rrjetet sociale.