Thursday, September 23, 2021
BallinaAnkandVon der Leyen: Ballkani Perëndimor i përket familjes së BE-së

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i përket familjes së BE-së

Ballkani Perëndimor i përket familjes sonë europiane, por kemi ende shumë për të bërë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në konferencën për shtyp së bashku me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli dhe kryeministrin slloven, Jansa.

“Aspirata jonë duhet të jetë pajtimi i kësaj familjeje europiane”, theksoi ajo.

Ursula von der Layen, e cila foli menjëherë pas kryeministrit slloven, e përshëndeti gatishmërinë e Sllovenisë për ta kthyer Ballkanin Perëndimor në rendin e ditës, ndër të tjera me organizimin e samitit të tetorit.

”Jam e bindur që samiti me Ballkanin Perëndimor do të dërgojë një sinjal të rëndësishëm për vendet e interesuara se ata janë partnerë thelbësorë strategjikë për BE-në dhe shpresoj që presidenca sllovene të jetë në gjendje ta japë dritën jeshile për procedurat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në interesin tonë personal dhe është një çështje kredibiliteti, një premtim i bërë në BE duhet të përmbushet”, theksoi ajo./ATSH

- Reklama -
ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT