Pediatrët italianë këmbëngulin për vaksinimin e fëmijëve

0
125

Edhe në Itali fëmijët duhet të vaksinohen kundër Covid-19, thanë sot mjekët pediatër të këtij vendi.

Nga 4,2 milionë raste me Covid-19 në Itali deri më tani, rreth 638 000 raste ishin te personat nën 19 vjeç dhe 26 prej tyre kishin vdekur.

Rreth 5,5%, thënë ndryshe 231 338 raste, kishin të bënin me moshat 0-9 vjeç me 11 vdekje, dhe 9,6% ose 406 460 raste, 10-19 vjeç me 15 vdekje.

Shoqata Pediatrike Italiane tha se “është e nevojshme ndërhyrja gjithëpërfshirëse e vaksinave globale në të gjitha moshat dhe të gjitha vendet në botë”./ATSH