Ministria e Mbrojtjes nis përgatitjet, Clark pritet nesër me nderimet më të larta të FSK-së

0
134

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Clark fillimisht do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes kur do të pritet me nderimet më të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së”, thuhet në një përgjigjie të ministrisë për Klankosova.tv.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe gjenerali Clark nesër do të kenë edhe adresim për media.