Me ndryshime të pakta në merkato, ekipi i Ballkanit fillon përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Bekim Isufit

0
32

Superliga e Kosovës pritet të jetë shumë e nxehtë në edicionin 2021/22.

Ballkani tashmë i është rikthyer fushës për përgatitje, pas pushimeve, shkruan Gazeta Olle.

Me ndryshime të pakta në merkaton e verës, suharekasit gjatë ditës së djeshme kanë kryer stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Bekim Isufi i cili do të jetë timonieri i skuadrës.

“Para stërvitjes, ekipi së bashku me kryesinë e klubit kanë organizuar edhe një mbledhje, ku para skuadrës janë prezantuar pikërisht trajneri, drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe Drejtori i përgjithshëm i klubit, Shyqyri Hoxha – Lindi.

Besimi në skuadër dhe klub është i madh se nuk ka më vend për zhgënjime. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kujtojmë se Ballkani mbeti jashtë objektivave gjatë edicionit të fundit, duke mbetur pa trofe në vendin e tretë në tabelë, gjë e cila ia pamundësoi daljen në arenën ndërkombëtare. /Gazeta Olle/