Lëndim i lehtë trupor ,përdorim dhe mbajtje në pronësi ilegale të armës

0
36

Më datë 4 korrik 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Landovicë është duke ndodhur një përleshje në mes disa personave .Veprimet policore ishin të menjëhershme . Lidhur me ketë rast janë identifikuar personat e dyshuar të cilët para një lokali kishin ekspozuar një armë të zjarrit.

Personat e dyshuar janë:

•N. TH., i lindur në vitin 1970 dhe
•E. T., i lindur në vitin 2002

Të dyshuarave u është gjetur dhe sekuestruar:

-1 (një) pushkë,
-2 (dy) fishekë
-1 (një) karikator i zbrazët

I dyshuari E.TH., pranon se rreth orës 14:00 të datës 04.07.2021, para lokalit të tyre ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave .Në afërsi të personave të dyshuar e ka vërejtur babanë e tij ( të dyshuarin N. TH.) dhe me qellim që të pengojnë eskalimin e situatës ,nga lokali e merr armën dhe të njëjtën e ekspozon.

I dyshuari N.TH., pranon se arma është e tij. Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe Departamenti i Krimeve të Rënda.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.