Dorëzohet ankesë te Avokati i Popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit

0
218

Organizata Germin ka mbledhur ankesat e qytetarëve të diasporës të cilët pretendojnë se iu janë shkelur të drejtat e tyre në procesin e votimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Të njëjtat i hartuar në një raport të cilën e ka dorëzuar në formë ankese të institucioni i Avokatit të Popullit (IAP). Nga ky i fundit presin sqarime rreth vendimeve që kishte marrë KQZ e PZAP në këtë proces duke mos përjashtuar mundësinë që t’i drejtohen pastaj edhe Gjykatës Kushtetuese.

Lirim Krasniqi nga organizata Germin, pas dorëzimit të ankesës tha se në vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së lidhur me procesin zgjedhor të 14 shkurtit ka pasur shkelje të cilat cenojnë të drejtën e votës për qytetarët që jetojnë jashtë vendit, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.