“Ti je mrekullia/dhurata e Zotit, jo fëmij i luftës…”

0
80

Nga Barbara Heim Art

…është dhurat për ju Zonja Heim, merreni… (ishte dhurat e punuar me dore, diçka personale).
E shiqova atë vajz të bukur dhe sjellshme e cila më foli në gjuhën Angleze. Sikur ajo lexoj mendimet e mija, papritur vazhdoj: më keni lën përshtypje të jashtzakonshme dhe e kam kuptuar që jeni Kosovare… Jam fëmij i luftës… tani ia lexova unë mendimet e saja të cilat u rishfaqën në sytë e bukur dhe tani edhe të shkëlqyer nga lotët e heshtur (deshi të më thotë që është fëmij i një nëne e cila ishte viktim dhunimi gjat luftës…) Më mir mos ta kuptojë kurrë nga cila njësi barbare ushtarake! U afrova, e përqafova fortë duke gelltitur lotët e mi që mos të dalin në sipërfaqe, putha vajzën në ballë dhe i thashë: Ti je mrekullia/dhurata e Zotit, jo fëmij i luftës…
Vajza buzëqeshi lehtë më përqafoi dhe u largua në heshtje…!