“Duam të behëmi Atdhetarë, gjersa at-dheut ia keqpërdorim edhe dheun të cilit akoma i vie era gjak”

0
150

Nga Barbara Heim Art

O Njerëz… jemi Njerëz??
Apo duam të bëhemi njerëz… por çfarë njerëz të bëhemi?
Duam të bëhemi poet-e ,pa e ndjerë vargun! Duam të bëhemi piktorë pa e ndjerë asnjë drithërimë në shpirtë! E di ti more që piktura flet gjuhën e heshtjes ??
Duam të behëmi Atdhetarë, gjersa at-dheut ia keqpërdorim edhe dheun të cilit akoma i vie era gjak,duke mos e pasë para sysh që aj dhe një ditë do na mbulojë edhe pse e meritojmë të na nxjerrë në sipërfaqe ku na e çokasin trupin e qelbur korbat e zi…! Çavkat e zeza sjellin kob,kështu më thoshte gjyshja ime e ndjerë… Por ajrit të ndotur të qiellit të at-dheut tim nuk i rezistuan dotë pëllumbat,dallëndyshet,lejlekët,fluturat,
thëllënzat… e as bilbilat e malit,të cilëve më i butë u duket mali me egërsirat e veta, sesa u duken njerëzit e “civilizuar”
Gjyshe,po fjala KOBË çka do të thotë? (e pata pyetur unë).
Oh moj gjyshe, kobi sjell fatkeqsi… Çavkat e zeza kur krekasin, sjellin lajme fatkeqsie… andaj kurrë mos ua prishë strofullogun shpendeve tjera,sepse ato janë të ndieshme,dhe ka mundësi që pranverën tjetër nuk kthehen më!!!!
Të gjithat mvaren nga ne,nga njerëzit…
Është mbush toka me njerëz të ndryshëm,me lokën. Njerëz të cilët u ngjajn korbave të zi…
Njerëz të cilët duket sikur bejn magji të zeza…
Magji të zeza? (si magji të zeza,pata pyetur unë?).
Eeeee me gjyshën,njerëz të pa dinjitet janë ata, edhe pse duken si njerëz!
Njerëz të pa shpirtë janë ata, edhe pse duken si njerëz!
Njerëz të pa njerëz janë ata, edhe pse duken si njerëz!
Por mbase janë quar në kobë, kryet e vetë e hëngshin, dashtë Perëndia… se këta lloj njerëz ua kalojnë korbave dhe magjive të zeza!!
Njerëz duken dhe janë, por çfarë Njerëz????