Thirrje për bizneset e gastronomisë nga Komuna e Prishtinës!

0
57
Aplikoni nëse dëshironi të bëheni pjesë e aktivitetit më të ri socio-kulturor në Prishtinë – Akull n’Verë!
Akull n’Verë, është aktiviteti më i ri kulturor që Komuna e Prishtinës organizon për qytetarët e saj. Si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike, Akull n’Verë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas sukseseve të gjashtë edicioneve më radhë të organizimeve në kuadër të Verë n’Dimër, dhe përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë këtyre aktiviteteve. Akull n’Verë po ashtu ju ofron mundësi bizneseve të qytetit që të ofrojnë shërbimet e tyre në shesh, në shtëpizat e drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti” kryesisht tek amfiteatri me atmosferë, laramani e këtë herë shumë freski përgjatë sezonës së ngrohtë verore.
Ky organizim ka në fokus e synim, mbështetjen e bizneseve e vogla gastronome në kryeqytet, si pasojë e dëmeve të shkaktuara ng pandemia.
Aplikimin mund ta bëni në këtë vegëz:
Afati i fundit për aplikim është 2 korrik 2021.
Hajdeni ta bëjmë Akull n’ Verë!