Nesër Kuvendi mban seancë plenare, në rend dite shqyrtimi i disa rekomandimeve nga komisionet

0
30

Nesër Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancën plenare të radhës ku në rend dite do të jenë disa pika që pritet të votohen dhe të shqyrtohen rekomandimet e disa komisioneve.

Dy nga pikat që nesër do të diskutohen në kuvend do të jenë propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen dhe votohen në Kuvend:

“4. Votimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike””.