Saturday, September 18, 2021
BallinaAnkandMerkel për herë të fundit në Bundestag

Merkel për herë të fundit në Bundestag

Kancelarja Angela Merkel do të përballet me pyetje nga anëtarët e Bundestagut për herë të fundit.

Ndër të tjera, ajo ka të ngjarë të pyetet në lidhje me politikat e qeverisë për koronavirusin.

Politikania konservatore, e cila ka qenë në krye të politikës gjermane për mbi 15 vjet, do të largohet nga kancelaria këtë vit dhe nuk do të kandidojë më në zgjedhje.

Bundestag është duke u takuar këtë javë për seancën e fundit të zakonshme të legjislaturës para zgjedhjeve.

Në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh, parlamenti planifikon gjithashtu të diskutojë tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani.

- Reklama -

Tërheqja filloi më 1 maj dhe duhet të përfundojë deri më 11 shtator.

Që nga fillimi i tërheqjes, talebanët kanë rimarrë 50 distrikte.

Afganistani është i ndarë në 34 provinca dhe rreth 400 distrikte./ATSH

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT