Zyrtarisht Kosova do të përfaqësohet nga pesë xhudistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, përcjell albinfo.ch.
Kualifikimin për pjesëmarrje në këto lojëra e siguroi Akil Gjakova.
Përveç tij, kualifikimin më herët e kishin siguruar edhe Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është shprehur krenar me xhudistët e tij, teksa u ka uruar fat.
Postimi i plotë nga Kuka:
“Zyrtarisht u konfirmuan Normat Olimpike nga IJF!
Kosova e vogël plot 5 Norma Olimpike në sportin e xhudos!
Sporti, i cili ka sjellë çdo medalje të mundshme për shtetin tonë të ri, sporti që ka tejkaluar dimensionet sportive tash e shumë kohë më parë!
Dhashtë Zoti fat për këta heronjtë e lirisë në Lojëra Olimpike!
Krenar me ju …
Xhudo sport që matematikë të vetme i ka medaljet e sukseset, e jo diç tjetër!”.