Qeveria e Kosovës merr vendim, lejon praninë e shikuesve por me përqindje të vogël

0
32

Në mbledhjen e fundit të qeverisë së Kosovës është marrë një vendim edhe për sportin në vend.

Qeveria e Kosovës ka lejuar praninë e shikuesve deri në 5% të kapacitetet në hapësira të mbyllura, ndërsa në hapësira të jashtme deri 15% të kapacitetit.

Kjo do të thotë se ngadalë tifozët do të kthehen në tribuna.

Kosova është vendi i fundit në rajon që ka marrë vendim për lejimin e shikuesve në stadiume dhe salla sportive.

Padyshim se ky është një lajm i mirë për sportin e Kosovës, që u godit rëndë nga pandemia duke e lënë të mbyllur për një kohë shumë të gjatë.