Saturday, September 18, 2021
BallinaAnkandNjë i vdekur dhe 18 raste me COVID-19 në Kosovë në...

Një i vdekur dhe 18 raste me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit!

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

- Reklama -

Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT