63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

0
31

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 63 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK, spitalet COVID dhe ato të përgjithshme.

23 prej këtyre pacientëve janë pozitivë me COVID-19, 50 me oksigjeno-terapi, kurse tre prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar 12 persona, kun ë gjendje të rëndë është njëri prej tyre.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 47 pacientë të shtrirë, ndërsa 16 janë në spitalet e përgjithshme.