Kur, ku dhe pse duhet të mbani maskë edhe pse jeni vaksinuar?

0
176

Udhëzimi i fundit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka zbutur kërkesën për të mbajtur maskë për personat që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.

Sidoqoftë, janë disa situata të caktuara ku duhet të mbani megjithatë maskë.

Kur dhe ku duhet të mbani maskë – edhe pse jeni vaksinuar?

Sipas Dr. S. Wesley Long, një studiues në spitalin “Houston Methodist” në Teksas, çdo herë që jeni në publik, me njerëz që nuk e dini nëse janë vaksinuar apo jo, është më mirë të mbani maskë. Edhe nëse jeni në një zonë të mbushur me njerëz ose në një tubim të madh, vënia e maskës është gjithashtu një ide e mirë.

Për sa i përket vendeve specifike ku duhet të vazhdoni të mbani maskë, Long tha se është pothuajse secili ambient i brendshëm ku rrethoheni me njerëz që nuk janë vaksinuar ose që nuk janë familjarët tuaj, veçanërisht nëse nuk është e mundur të ruani distancën fizike.

Vendi i punës, shkolla, aeroplanët, restorantet, dyqanet ushqimore ose qendrat tregtare janë të gjithë shembuj të vendeve ku do të duhej të vazhdonit të mbanit maska, ka thënë ai.