Administrata Biden thotë se marrëveshja e Washingtonit detyrimisht duhet respektuar

0
27

Marrëveshja e Washingtonit arritur vitin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, është një zotim që detyrimisht duhet respektuar, ka thënë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një përgjigjie ekskluzive për klankosova.tv.

Kjo meqë theksohet se kjo ujdi, është studiuar në tërësi me kujdes nga Administrata Biden.

”Ambasadori Kosnett e përsëriti këtë gjatë intervistës së tij javën e kaluar me Radio Kontakt Plus: ”Ne besojmë se vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet që ishin bërë më parë. Për shembull, administrata e Biden studioi me kujdes marrëveshjet e Washingtonit që Z. Vuçiq dhe Hoti bënë në Shtëpinë e Bardhë dhe arriti në përfundimin se këto janë gjëra që duam t’i shohim palët të vazhdojnë të ecin përpara – rritja e tregtisë, rritja e investimeve, rritja e përpjekjeve për të luftuar terrorizmi etj”.

Sipas tyre, Ambasadori [Philip] Kosnett, Zëvendës Ndihmës Sekretari [Matthew] Palmer dhe zyrtarë të tjerë të SHBA kanë qenë të qartë dhe të qëndrueshëm në lidhje me qasjen e administratës së [Joe] Biden ndaj angazhimeve të Washingtonit.

”Administrata e Biden-it kohët e fundit përfundoi një rishikim të plotë të politikave të saj në Ballkanin Perëndimor. Vendosi që shumë prej përpjekjeve të administratës së mëparshme, përfshirë angazhimet e Washingtonit, ia vlen të ruhen dhe të ndërtohen mbi to. Kosova tashmë po përfiton nga këto angazhime; për shembull, marrëdhënie të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit. Ne besojmë se marrëdhëniet zyrtare do të çojnë në rritjen e tregtisë dhe investimeve dypalëshe, si dhe në më shumë shkëmbime profesionale dhe arsimore”.