ShSKUK: 63 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet COVID

0
16

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë, sipas raportit të punës për datën 21 qershor 2021.

Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi , kurse 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 44 pacientë:

11 të konfirmuar me COVID-19
40 me oksigjeno-terapi
1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 11 pacientë, një në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 19 pacientë

2 në gjendje të rënduar
11 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 0 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë