Kosova e gatshme për “DAVIS CUP 2021”

0
33

Ekipi i Kosovës në tenis në konkurrencën e meshkujve do të luaj në grupin e katërt të Davis Cup (kupa e botës) i cili zhvillohet në Maqedoninë e Veriut saktësisht në Shkup.

Pjesë e kësaj kupe janë shtete si Kosova, Shqipëria, Andora, Armenia, Azerbajxhani, Moldavia, Mali i Zi dhe San Marino, njofton Klankosova.tv.

Kosova përbëhet nga tenistët: Meldin Mustafi, Granit Bajraliu, Fresk Sylhasi dhe Muhamed Zulji me kapitenin Naim Shehu, teksa fizioterapeut i ekipit është Zahir Rama.

Edhe kryetari i Federatës së Tenisit, Jeton Hadergjonaj, do të përcjell nga afër paraqitjen e Kosovës në këtë garë.

Herën e fundit kur Kosova ka marrë pjesë në këtë kampionat ishte viti 2019 ku ka arritur të shënojë vitin më të suksesshëm në këtë garë.

Kosova ka shënuar fitore kundër Andorrës dhe një meç kundër Moldavisë duke u renditur si e teta në pozitë.

Kampionati Botëror për meshkuj “Davis Cup 2021” do të mbahet gjatë datave 22-26 qershor 2021.