Lajm i mirë nga Zvicra: Vaksinat tregojnë sukses kundër variantit Delta

0
139
Une personne passe devant l'entree du futur centre de vaccination Covid-19 a Palexpo, ce jeudi 15 avril 2021 a Geneve. Le grand centre sera ouvert 6 jours sur 7, comprendra 150 box individuel pour la vaccination, et pourra vacciner entre 2000 a 4000 personnes par jours selon l'arrivage des doses de vaccin. (KEYSTONE/Martial Trezzini)

Lajmi i mirë është se njerëzit që janë vaksinuar dy herë me një vaksinë mARN janë pothuajse 90 për qind të mbrojtur nga varianti Delta

Christoph Berger, kryetar i Komisionit Federal për Vaksinimin, thotë se Zvicra është e përgatitur mirë për variantin delta të koronavirusit. Me kaq sa dimë sot, nuk ka asnjë arsye shqetësimi në këtë drejtim, ka thënë ai.

“Delta është më ngjitëse se sa variantet tjera të virusit”, është shprehur Berger në një intervistë me “NZZ am Sonntag”. “Por lajmi i mirë është se njerëzit që janë vaksinuar dy herë me një vaksinë mARN janë pothuajse 90 për qind të mbrojtur nga varianti Delta, transmeton albinfo.ch.

Kohët e fundit, varianti delta i virusit korona në Britaninë e Madhe ka çuar në rritjen e sërishme të numrit të infeksioneve. Berger me këtë rast ka vënë në dukje ndryshimet në Zvicër në raport me atje. “Anglia dëshironte të siguronte vaksinë për sa më shumë njerëz, sa më shpejt që të ishte e mundur. Kjo ndoshta ishte e duhur për atë kohë. Por sot dhe këtu bëhet fjalë për mbrojtje me dy vaksina”.