A është përdorimi i tepruar i antibiotikeve shkaktare për mbipeshen ?

0
71

Sipas shkencëtarëve, një nga arsyet e zhvillimit të mbipeshes është abuzimi me antibiotikët. Kjo sepse duke vrarë bakteriet patogjenë në trupin tonë ata shkatërrojnë gjithashtu bakteret e dobishme në zorrë.Këto baktere të dobishme janë të nevojshme për të përpunuar dhe hequr ushqimin nga trupi, duke mos lejuar që ai të grumbullohet në formën e yndyrës në ijë dhe kofshë.

“Fakti është që njerëzit kan filluar te marrin antibiotikë sa herë që teshtini ose kolliteni, i merrin ato në mënyrë sporadike.

Problemi thellohet duke ditur se një larmi e madhe dhe numër i madhe i këtyre barnave përdoren në bagëti. Dhe ato hyjnë në trupin tonë kryesisht me mish”, thotë akademik Viktor Maleev – një nga specialistët më të njohur të sëmundjeve infektive në botë, epidemiolog dhe mikrobiolog.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 20% e njerëzve që nuk kanë marrë kurrë ilaçe antibakteriale zhvillojnë sëmundje të shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve. Kjo tregon se njerëzit, pa marrë antibiotikë, kanë përdorur produkte me përmbajtje të lartë të këtyre preparateve ”, shpjegon specialisti.

Shikoni cilat vende janë liderë në përmbajtjen e antibiotikëve në produktet shtazore: India, Kina, Turqia, Irani, Qipro. Nëse flasim për prodhimin e mishit, në radhë të parë janë antibiotikët e përdorur tetraciklinat.

#poliklinikanatal