Kapen afro një kilogram marihuanë në Prishtinë, arrestohen dy persona

0
105

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e drogës e llojit “marihuanë”.

Sasia e gjetur e marihuanë është afro një kilogram (953.9 gram).

Po ashtu janë gjetur edhe një shumë e parave (610 euro).

Gjatë kontrollit në banesën e njërit nga të dyshuarit janë gjetur edhe sekuestruar 3 mijë e 665 euro.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. Ferid Curri, Prishtinë (NN) 19.06.2021-17:10. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 953.9 gram dhe 610€ kesh para ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 €. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.