A do të ndikojë varianti Delta te udhëtimet?

0
107

Varianti Delta po shkakton shqetësim në të gjithë botën, por sa është përhapur në Europë?

Vatra kryesore e rasteve të varianteve Delta në Europë është Mbretëria e Bashkuar, me mbi 90% të rasteve të reja me Covid që i përkasin këtij varianti. Në Europën kontinentale, rastet janë më të pakta, por situata mund të ndryshojë.

Në Francë 2-4% të rasteve me Covid janë me variantin Delta; në Gjermani niveli është i ngjashëm, 2.5%.

A do të ndikojë varianti Delta në udhëtime? Nëse gjendeni në një vend me nivel jo të lartë të rasteve, nuk ka gjasa të ketë kufizime. Në një raportim të fillimit të qershorit, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në Shqipëri nuk janë gjetur raste me këtë variant.

Megjithatë OBSH paralajmëroi se ky variant po bëhet mbizotërues në të gjithë botën dhe këshilloi që njerëzit të respektojnë masat anti-Covid kur udhëtojnë.

Burimet: Euronews, Guardian