0% shanse për të mbijetuar: Bebi i lindur premature hyn në rekordet Guinness

0
274

Një foshnjë i lindur me peshë më pak se gjysmë kilogrami ka festuar ditëlindjen e parë, duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si foshnja i lindur më premature (para kohe) që mbijeton.

Kur Richard Scott William Hutchinson erdhi në jetë në muajin e pestë të shtatzënisë, mjekët i përgatitën prindërit e për më të keqen. Richard lindi në Minneapolis, pasi e ëma, Beth Hutchinson, pësoi ndërlikime mjekësore.

I lindur 131 ditë para datës së pritshme dhe me peshë 340 gramë, Richard ishte aq i vogël sa prindërit mund ta mbanin me pëllëmbën e njërës dorë, shkruan Guinness.

Në dhjetor 2020, pasi kaloi më shumë se gjashtë muaj në spital, Richard ishte në gjendje të shkonte në shtëpi me familjen.

“Nuk mund ta besoja që ishte i njëjti djalë që ishte i sëmurë, sa kisha frikë se nuk do të mbijetonte. I njëjti djalë që ishte sa pëllëmba ime e dorës, me lëkurë aq të tejdukshme sa mund t’i shihja çdo brinjë dhe enë të trupit.” – tha Dr. Stacy Kern, një prej mjekeve në spital.

Më 5 qershor, Richard festoi ditëlindjen e parë.

“Nuk mund ta besojmë. Ne jemi ende të befasuar. Por jemi të lumtur. Kjo është një mënyrë që ne të ndajmë historinë e tij për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me lindjet e parakohshme.” – u shpreh e ëma.