Katër fuqi kontinentale në kërkim të fitores

0
28

Katër fuqi kontinentale janë në kërkim të fitores sot në Euro 2020, por ndërsa titullarët e Portugalisë dhe Kupës së Botës Franca tashmë e kanë nga një fitore, ndërkohë që Gjermania dhe Spanja janë nën presion.

Gjermania humbi ndaj Francës në ndeshjen e saj të parë në Grupin F dhe tani pret Portugalinë në Mynih në atë që pritet të jetë ndeshja më e fortë deri më tani.

Fitorja e Portugalisë do t’i çojë ata në 1/16, por gjithçka më pak për Gjermaninë mund ta lërë trajnerin Joachim Loew në prag të largimit nga faza e grupeve.

Hungaria ndërkohë luan sot në ”Pushkash Arena” kundër Francës.

Ndërkohë Spanja, përballet me Poloninë që nuk ka asnjë pikë, ndërkohë që vetë arriti një barazim zhgënjyese pa gola kundër Suedisë, e cila hapi raundin e dytë në Grupin E me një fitore 1-0 ndaj Sllovakisë të premten./ATSH