Kaos nga shiu në rrugën “Muharrem Fejza” të kryeqytetit

0
321

Shiu i sotëm iu shkaktoi sërish probleme në komunikacion banorëve të rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet meqë rrjedhat ujit po përshkojnë rrugët në ndërtim e sipër.

Në disa video të dërguara portalit Klankosova.tv shihet se lëvizja e këmbësorëve gati është e pamundur derisa edhe ata që kanë dalë me vetura po përballen me vështirësi.

Reshjet shkaktuan probleme edhe në disa lagje të tjera të Prishtinës ku u bllokua ujëmbledhësi në disa rrugë.