Arsim Thaçi vazhdon me FC Malishevën

0
62

Klubi i Malishevës që së fundi ka arritur të futet në Superligën e Kosovës, ka njoftuar se e ka vazhduar kontratën e trajnerit Arsim Thaçi edhe për sezonin e ardhshëm.

Përveç trajnerit, Klubi nga Malisheva njoftoi nënshkrimin e tre lojtarëve, të cilët janë Caner Gzimi, Jetmir Kacoli dhe Liman Morina.

Njoftimi i plotë i Klubit:

“FC Malisheva është e lumtur të prononcoj se ka nënshkruar kontratë të re me trajnerin Arsim Thaçi për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Arsim Thaçi është njeriu që krijoi legasinë e tij me FC Malishevën, me ardhjen e tij sezonin e kaluar, ai solli një përvojë të nivelit elitar në menaxhimin e klubit duke e promovuar klubin në Superligë. Solli një shpirt ekipor dhe tregoi se si lojtarët e zakonshëm, në përpjekje të përbashkëta arrijnë rezultate të jashtëzakonshme.

Përpos me trajnerin, klubi sot nënshkroi kontratë edhe me lojtarët Caner Gzimi, Jetmir Kacoli dhe Liman Morina. Janë këta lojtarë që i sjellin lojës emocion, shpejtësi dhe fuqi, duke e ngritur çdo lojë deri në limite”.