Sonte “Në Kërkim” sjell rrëfimin për masakrat në komunën e Pejës, shumë vite pas luftës askush nuk është gjykuar për këto krime

0
63

“Në kërkim” sjell sonte krimet që kanë ndodhur në Komunën e Pejës, dokumentar ky i cili transmetohet në Klan Kosova në orën 22:00.

Rrëfime të padëgjuara ndonjëherë të të mbijetuarëve, kryefamiljarëve, shoqatave dhe kërkesat e familjarëve për të zhdukurit në gjithë komunën e Pejës i ndiqni sonte në rrëfimin e rradhës së serive të dokumentarit “Në Kërkim”.

Në Pejë forcat serbe vranë shumë qytetarë, e sot shumë vite pas luftës askush nuk është dënuar për këto krime.

Seria realizohet nga Oxygen Productions dhe transmetohet në Klan Kosova dhe në Art Doku, çdo të dytën të martë në orën 22:00. /oxygenpress.info