Pa furnizim me ujë, deri në sanimin e gypit do të mbesin disa lagje të Prishtinës

0
46

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Para pak çastesh ka shpërthyer një gyp i ujit me diametër fi 200 mm , te rruga e ” Tiranës” që lidhet me rrugën e UÇK -së në Prishtinë, në afërsi të hekurudhës.
Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes , fillimisht për ta ndërprerë ujin , me qëllim sanimin e gypit.
Pa furnizim me ujë, deri në sanimin e gypit do të mbesin zonat: Një pjesë e lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës ,lagjja Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania, në Prishtinë.
Dëmtimi është i madh.
Kërkojmë mirëkuptim!