Kosnett viziton veriun e Mitrovicës: Kosovarët do të arrijnë paqen vetëm duke punuar së bashku

0
203

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se dje ka qenë për vizitë në veriun e Mitrovicës.

Kosnett përmes një postimi në Twitter ka thënë që aty është takuar me liderët politikë dhe shoqërinë civile.

“Vizitë e mirë dhe produktive në Veriun e Mitrovicës dje për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.