121 pacientë në trajtim nga COVID-19

0
23

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 121 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19.

Sipas raportit të punës për datën 14 qershor 2021, nga ta 34 janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 81 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 90 pacientë:

21 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
65 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 21 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 69 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë:

13 të konfirmuar pozitivë
16 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacientë