Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, nesër vizitë në Janjevë

0
103

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog, (Tomáš Szunyog), do ta vizitojë të hënën Janjevën.

Sunjog këtë vizitë do ta bëjë bashkë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danjella Barishiq, përcjell klankosova.tv.

Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së në Kosovë do t’i bashkëngjiten kësaj vizite.

Zyrtarët pritet të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale.