Java fillon me mot paksa më të qëndrueshëm por më të freskët

0
59

13.06.2021 – Me kalimin e frontit të ftohtë gjatë ditës së sotme, ditëve në vijim parashihet të mbajë mot paksa më i qëndrueshëm, në mes alternimesht të vransirave dhe kthjellimeve. E hëna edhe fillon me mot më të freskët, ku parashihet të fryjë erë më e ftohtë nga krahu verior, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.
Nga e enjta dhe e premta do të ketë pak më shumë intervale me diell, por edhe do të mbajë mot shumë i ngrohtë, me rritje të temperaturave. Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë do të mbajë mot më i nxehtë, me më shumë diell, edhepse ditën e diel ka gjasa për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Indeksi i cilësisë së ajrit, pa ndryshime dhe mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe gjatë kësaj periudhe.
Indeksi i rrezeve UV në vlera mesatare ditëve të para të javës, e deri të premten rritet në vlera shumë të larta.
14.06 – Më freskët, vransira dhe intervale me diell, herë herë edhe me erë. Vende-vende me mundësi për riga lokale shiu.
15.06 – Herët në mëngjes përreth viseve malore me mundësi për reshje të dobëta shiu. Paradite intervale me diell, e gjatë ditës zhvillime të vransirave, por pa të reshura.
16.06 – Më ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
17.06 – Kryesisht me diell, e pasdite vransira të pakta.
18.06 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit fillimisht në rënie, e më pas me tendencë të rritjes deri në fundjavë. Minimalet luhaten nga 8C deri 13C, e maksimalet nga 18C, të hënën, shënojnë rritje deri në 28C, ditën e premte.
Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 5-14m/s.
Shtypja atmosferike luhatet lehtë mbi vlera normale.