Eriksen në gjendje stabile, flet mjeku që i shpëtoi jetën

0
274

Lojtari danez, Cristian Eriksen, është jashtë rrezikut për jetë teksa ka marrë vetën për të folur me shokët e tij të skuadrës së Danimarkës por edhe me ata të Interit.

Gjatë ndeshjes së djeshme mes Finlandës dhe Danimarkës, Eriksen frikësoi të gjithë kur gjatë lojës ra pa ndjenja në fushë, pas ndihmës së kapitenit Kjaer ishte e domosdoshme edhe ndihma e stafit mjekësor të ekipit kombëtar danez, shkruan Corrieredellosport, transmeton Klankosova.tv

Morten Boesen, një nga mjekët që e ndihmoi Eriksenin, ka folur rreth intervenimit dhe shpëtimin e jetës së mesfushorit.

Në konferencën për shtyp pas Danimarkës-Finlandës, Boesen i tregoi detajet e shpëtimit të mesfushorit.

“Ne u thirrëm sapo Christian ra, ishte e qartë se ai ishte pa ndjenja. Kur arritëm ai ishte në anën e tij, duke marrë frymë i ndjeva rrahjet e zemrës. Pastaj papritmas nuk kishte më puls dhe siç e panë të gjithë, ne filluam masazhin e zemrës. Shpëtimi ishte i menjëhershëm, ne bëmë atë që mundëm për ta mbajtur atë të gjallë. Për fat të mirë”, ka thënë mjeku Boesen.