Reagojnë nga Zyra e Kryeministrit për liturgjinë në Kishën Ortodokse Serbe

0
121

Nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti kanë reaguar për liturgjinë që është mbajtur në Kishën Ortodoksë Serbe që gjendet në oborrin e Universiteti të Prishtinës.

Luan Dalipi, shefi i kabinetit të Kurtit, ka thënë se synimi i Qeverisë së Serbisë është që të provokojë me këtë liturgji.

“Kosova është krenare për tolerancën e saj fetare ndaj të gjitha besimeve, që praktikohet çdo ditë në të gjithë tokat e saj. Synimi i Qeverisë së Serbisë është të provokojë përmes Kishës Ortodokse Serbe. Duke mbajtur liturgji brenda kishës së papërfunduar që gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës”.

“Ajo strukturë u ndërtua me forcë gjatë regjimit të Millosheviqit dhe fushatës gjenocidale, dhe pasi të gjithë studentët dhe pedagogët shqiptarë u dëbuan nga UP-ja dhe qindra shkolla të mesme në të gjithë Kosovën”.

Ai me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet të përballet me të kaluarën e saj dhe të hap një kapitull të ri të paqes duke njohur shtetësinë e Kosovës.

“Ndërsa kombet demokratike përfshihen në debate të fuqishme dhe kërkime serioze në lidhje me monumentet që glorifikojnë shtypjen, Serbia përdor relikte të së kaluarës së saj të errët në një përpjekje për të destabilizuar vendin që e pushtoi dhe shtypi brutalisht për një shekull, duke arritur kulmin në gjenocid”.

“Ne e shtyjmë Qeverinë serbe të përballet me të kaluarën e saj, në vend që të përpiqet të avancojë agjendat e saj politike nën petkun e besimit. Mesazhi ynë për ta është që të ndalojnë së qari, të pushojnë së trazuari dhe në vend të kësaj të përqendrohen në hapjen e një kapitulli të ri të paqes duke njohur shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Dalipi.