Ambasadori Orlando kujton intervenimin e NATO-s në Kosovë

0
31

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka kujtuar intervinim e NATO-s në Kosovë në 22 vjetorin e çlirimit.

Orlando bën të ditur se disa ditë pas intervenimit trupat italiane hynë në Pejë për tu përkujdesur për popullatën, njofton Klankosova.tv.

“Më 12 qershor 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Disa ditë më vonë, trupat e Italisë u vendosën në Pejë për të mbrojtur popullsinë. Që atëherë, burrat dhe gratë tona janë të përkushtuar në promovimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë” është shprehur Orlando.