Historia e 3 shqiptarëve që luajnë për Zvicrën

0
271
Switzerland's Xherdan Shaqiri and Granit Xhaka, right, celebrate at the end of the group E match between Switzerland and Serbia at the 2018 soccer World Cup in the Kaliningrad Stadium in Kaliningrad, Russia, Friday, June 22, 2018. Shaqiri and Xhaka scored once each in Switzerland's 2-1 victory. (AP Photo/Antonio Calanni)

Zvicra do të ketë kapiten Granit Xhakën, lider Xherdan Shaqirin dhe të pandalshmin Admir Mehmedi

Zvicra ka pasur shumë futbollistë shqiptarë në radhët e saj, kurse në Euro 2020 do të prezantohet me tre, por shumë vendimtarë.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka nuk ka humbur një ndeshje ndërkombëtare për më shumë se tre vjet, që nga një miqësore kundër Spanjës më 3 qershor 2018. Në atë kohë ai ka zhvilluar 33 paraqitje të njëpasnjëshme, 30 të parat të gjitha në XI startuese.

Xhaka ka lindur në Bazel, aty ku e filloi karrierën dhe u bë i njohur. Më pas shkoi në Bundesliga te Borussia Moenchengladbach, ku më vonë u bë kapiten, kurse për 40 milionë euro kaloi në Arsenal, ku gjithashtu u bë kapiten, edhe pse më pas iu hoq shiriti, shkruan albinfo.ch.

Xhaka ishte kampion i botës me Zvicrën U17. Më pas luajti edhe për U19 dhe U21. Me këtë të fundit arriti në finale të Evropianit, por pësuan nga Spanja.

Ndeshja e parë me Zvicrën ishte më 4 qershor 2011. Në nëntor të këtij viti shënoi golin e parë, ndaj Luksemburgut raporton albinfo.ch

Graniti ka 94 ndeshje me Zvicrën, ku ka shënuar 12 gola. Goli ndaj Serbisë në Botëror i kushtoi me 10 mijë frang, pasi festoi me shqiponjë, ashtu si Xherdan Shaqiri.

Granit Xhaka është zgjedhur dy herë lojtari më i mirë në Zvicër, më 2012 dhe 2017, shkruan tutje albinfo.ch.

Ai ka luajtur në Euro 2012, Botërorin 2014, Euro 2016 dhe Botërorin 2018.

Xherdan Shaqiri

Xherdani ka lindur në Zhegër të Gjilanit, por si fëmijë shkoi në Zvicër me familje, aty ku edhe u bë i njohur. Ashtu si Xhaka e filloi karrierën në Basel, ku fitoi tri herë me radhë titullin. Më pas kaloi në Bayern Munich, ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve. Më pas vazhdoi në Itali me Interin dhe në Angli me Stoke Cityn. Luan në Liverpool ku ka fituar titullin e kampionit dhe Ligën e Kampionëve. Është shqiptari i parë që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.

Shaqiri ka debutuar me Zvicrën më 3 mars 2010. Në vitin 2018 ishte personi më i kërkuar në Google në Zvicër. Ai ka 93 ndeshje me Zvicrën dhe 23 gola. Goli në Evropianin e kaluar ndaj Polonisë ishte fantastik dhe do të mbahet mend gjatë, ashtu si goli i fitores ndaj Serbisë.

Ai ka luajtur në Botërorin 2010, Euro 2012, Botërorin 2014, Euro 2016 dhe Botërorin 2018.

Sa i përket trofeve me klube: Ai ka fituar tri herë titullin dhe dy herë Kupën në Zvicër me Baselin, tri herë titullin në Gjermani me Bayernin, ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë, Botërorin për klube dhe Superkupën e Gjermanisë, derisa me Liverpoolin fitoi titullin në Angli dhe Ligën e Kampionëve.

Admir Mehmedi

Admiri ka lindur në Gostivar, ndërsa me familje shkoi në Zvicër në moshën 2 vjeç. Karrierën e filloi në Zurich.

Ai ka luajtur për Zvicrën U21, ndërsa për ekipin senior debutoi në vitin 2012 dhe që nga atëherë ka luajtur rregullisht për Zvicrën, duke marrë pjesë në ngjarjet madhore. Luan për Wolfsburgun në Gjermani.