Një grua nga Afrika e Jugut ka lindur 10 bebe duke thyer rekord në librin e rekordeve Guinnes

0
40

Nga Dr. Ismail Lutolli

Një grua nga Afrika e Jugut ka lindur 10 bebe duke thyer rekord në librin e rekordeve Guinnes.

Gosiame Thamara Sithole, (37) në operim cezarian dhe ka lindur shtatë djemë dhe tri vajza duke hyrë kështu në librin e Guinessit si gruaja që ka lindur më se shumti fëmijë në një lindje,.

Ajo deklaroi :

“Jam e shokuar me këtë shtatzëni. Në fillim e kisha vështirë të mbetem shtatzënë, isha sëmurë. Ishte vështirë për muaj. Ende është e vështirë por jam mësuar deri tani. Nuk ndiej dhimbje më, por ende e kam vështirë. Vetëm lutëm që Zoti të më ndihmoj mua dhe fëmijët që të jemi më shëndet dhe unë dhe fëmijët tani jemi gjallë. Jam e lumtur për këtë”, tha Sithole për mediat lokale.

Sithole lindi fëmijët pas 29 javëve dhe shtatzënia ishte natyrale dhe jo me trajtim fertiliteti.

Sithole, e cila po ashtu ka binjak gjashtë vjeçar tani ju tha gazetarëve se është e lumtur që ka lindur të martën në mëngjes 10 fëmijë.

Në maj, një grua maliane lindi nëntënjakë në Marok, duke thyer rekordin që mbahej nga amerikania Nadya Suleman, e cila kishte lindur tetë bebe më 2009.