Ushtria Amerikane prezanton kosovaren pilote Valdete Mehanja, tashmë pjesë e ‘Defender 2021’

0
173

Lindur në Kosovë, por nëntogerja Valdete Mehanja, tashmë ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe shërben si pilote helikopteri.

Ajo kishte udhëtuar në SHBA si refugjate, e cila i kishte shpëtuar konfliktit në rajon, njofton Klan Kosova.

Mehanja tashmë është bërë pjesë e ‘Defender 2021’ programit më të rëndësishëm të stërvitjes së përbashkët ushtarake ndërkombëtare, udhëhequr nga SHBA e që e cila zhvillohet në Europë.

Ky rrugëtim i saj, tashmë është prezantuar në twitter për ndjekësit edhe nga faqja zyrtare US Army, (Ushtria Amerikane).