Biden: Demokracia është në rrezik

0
194

Demokracia është në rrezik, është paralajmërimi i rihapur nga presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij në varrezat monumentale në Arlington, pasi kishte vendosur një kurorë lulesh në varrin e Ushtarit të Panjohur.

“Janë 7 036 engjëj tanë të rënë në Irak dhe Afganistan. Nuk është një vlerësim i përafërt, por një numër i saktë që kam shkruar këtu. Ne kurrë nuk do ta harrojmë sakrificën tuaj”, tha presidenti, duke ftuar amerikanët të nderonin këta heronj që dhanë jetën e tyre për vendin.

“Demokracia është në duart e njerëzve, jo të monarkive, jo tek të fuqishmit, dhe njerëzit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm”, shtoi ai në një pasazh tjetër të fjalës së tij, një referencë e dukshme për problemet me votimin nga disa shtete me shumicë republikane.

Biden gjithashtu nxiti mediet që ”të raportojnë fakte dhe jo propagandë”./ATSH