Izraeli shfuqizon pothuajse të gjitha kufizimet

0
37

Nga sot në Izrael, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, pothuajse të gjitha kufizimet e vendosura në luftën kundër Covid-19 do të shfuqizohen.

Ministri e Shëndetësisë, Yuli Edelstein njoftoi se nuk do të ketë asnjë kufizim të personave të pavaksinuar dhe fëmijëve gjithashtu, në ngjarje publike, zyra, restorante, palestra, hotele, koncerte dhe aktivitete të tjera.

Sidoqoftë, detyrimi për të pasur një maskë dhe disa detyrime për ata që vijnë nga jashtë mbeten në fuqi, veçanërisht nga disa vende me një incidencë të lartë.

Në 24 orët e fundit pozitivet ishin 15 krahasuar me rreth 29 mijë tamponë të kryer me një normë pozitiviteti prej rreth 0,1%.

Numri i të vaksinuarve në Izrael është mbi 5 milion persona./ATSH