Serbia po ndërton fabrikë për prodhim të vaksinave

0
107

Serbia ka investuar 16 milionë euro për ndërtimin e një fabrike që do prodhojë vaksina.

Këtë e bëri të ditur sot kryeministrja e këtij vendi, Ana Brnabiq, duke thënë se dëshiron që qytetarët e saj të jenë të mbrojtur plotësisht nga COVID-19 dhe viruset tjera në të ardhmen, si dhe të jenë në gjendje të ndihmojnë edhe shtetet në rajon, Evropë dhe botë, shkruan srbijadanas, transmeton klankosova.tv.

Kështu është përgjigjur ajo sot në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë se pse i duhet fabrika e vaksinave në këtë moment dhe pse qeveria serbe ka ndarë 16 milionë euro për këtë projekt.

“Shpresojmë që këto vaksina të nënkuptojnë përfundimin e pandemisë së virusit korona për Serbinë dhe qytetarët e saj, por ky nuk mund të jetë fundi derisa të gjithë të jenë të sigurt. Nëse do vijë puna ta ndihmojmë rajonin, duam të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, ashtu si kujtdo tjetër. Derisa të gjithë nuk e kanë mundur COVID-19, i bie që nuk e kemi mundur as ne”, deklaroi ajo.

Polikanja serbe shtoi po ashtu se shteti i saj do që të jetë i sigurt në rast se qytetarët do të kenë nevojë për ndonjë dozë të tretë përforcuese të vaksinës antiCOVID ose nëse do t’u duhet të vaksinohen përsëri pas një ose dy vjetësh.

“Nëse nuk do kemi nevojë për prodhimin e vaksinave, fabrika do mbetet si një investim i mirë, i cili gjithnjë e më shumë do të bazohet në bioteknologji dhe bioinformatikë, në prodhimin e barnave dhe vaksinave të ndryshme për gjithçka që mund të vijë në të ardhmen”, përfundoi ajo.