Merr formë koalicioni që do të rrëzojë Netanyahun në Izrael

0
254

Një koalicion i ri qeveritar po merr formë në Izrael midis një partie të ekstremit të djathtë dhe një partie të qendrës, që do të rrëzojë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe partinë e tij Likud të qendrës së djathtë.

Naftali Bennett i partisë pro kolonizimit, Yamina deklaroi se do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të lidhur një aleancë me udhëheqësin e opozitës Jair Lapid të Partisë së të Ardhmes.

Koalicioni i tyre i propozuar qeverisës do të vinte Netanyahun dhe partinë e tij Likud jashtë qeverisë për herë të parë që nga viti 2009.

Sipas medias, roli kryesor në krye të qeverisë është vendosur të ndërrohet.

Fillimisht, ish-sekretari i Mbrojtjes, Bennett, do të jetë kryeministër për dy vjet, më pas ky post do t’i takojë Lapidit.

Lapid duhet së pari të informojë presidentin Reuven Rivlin dhe më pas do të ketë shtatë ditë për t’u betuar në parlament për qeverinë e re./ATSH