Fauci: Shumë herët për të deklaruar fitoren

0
41
WASHINGTON, DC - JULY 31: Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, removes his Washington Nationals protective mask during a House Select Subcommittee on the Coronavirus Crisis hearing on July 31, 2020 in Washington, DC. Trump administration officials are set to defend the federal government's response to the coronavirus crisis at the hearing hosted by a House panel calling for a national plan to contain the virus. (Photo by Erin Scott-Pool/Getty Images)

Imunologu më i njohur amerikan, Anthony Fauci, midis ekspertëve kryesorë të botës mbi këtë temë, deklaroi se ishte akoma shumë herët për të deklaruar fitoren kundër Covid-19 edhe pse në SHBA rastet vazhdojnë të bien duke arritur pragun më të ulët që nga qershori i kaluar.

“Nuk kemi pse të deklarojmë fitoren kaq shpejt, sepse kemi akoma shumë për të bërë”, theksoi Fauci tha në një intervistë për ”The Guardian”.

“Sa më shumë njerëz të vaksinohen në një komunitet, aq më i sigurt është komuniteti”, shtoi ai.

Në SHBA, rastet janë ulur me 53% nga fillimi i majit, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”./ATSH