Andi Zeqiri refuzoi Kosovën, Zvicra e lë jashtë listës për EURO

0
325

Futbollisti Andi Zeqiri i cili para pak kohësh e refuzoi Kombëtaren e Kosovës me shpresën që të luajë për Zvicrën, kjo e fundit nuk e ka ftuar fare.

Pas publikimit të 26 lojtarëve të cilët i ka ftuar Zvicra për Kampionatin Europian, aty nuk figuron emri i Andi Zeqirit. Ndërsa, pjesë e listës janë yjet shqiptarë me nënshtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi, transmeton klankosova.tv

Kujtojmë se Kosova nesër do të luaj miqësoren e parë përpara ndeshjeve të Euro 2020 dhe do të përballet me San Marinon.