Vjosa Osmani me familje përkujton djalin e Joe Biden, i cili shërbeu në Kosovë gjatë vitit 1999

0
614

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu dhe dy vajzat e tyre, kanë vendosur lule tek memoriali i Beau Biden, djalit të presidentit të SHBA-së, i cili e ka sot përvjetorin e vdekjes.

“Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkuam përkujtimeve të familjes Biden për të. Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë”.

“Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.