“Në politikë jam detyru me kalkulu ndërsa në gazetari asnjëherë”

0
72

Gazetari, Halil Matoshi i ftuar në emisionin “Oxygen” ka biseduar rreth situatës aktuale në Kosovë, politikës, gazetarisë, sakrificave për vendin e shumë tëma me rëndësi.

Sipas Matoshit jeta është material hargjues, e një ditë ke me i ra pishmon për disa gjëra që nuk i ke ba.

“Divergjenca ose mendimi ndryshe e bën më interesant jetën, mendimi ndryshe e bën sharmin e jetës. Kam mësuar shumë prej mësuesve që kam pasur i cili ka qenë edhe babai im, kam mësuar prej kolegëve, letërsisë, politikës. Nuk duhet me mendu që dikush është konkurenc e jotja duhesh me punu për veten tënde sepse jeta është material hargjues, e një ditë ke me i ra pishmon për disa gjëra që nuk i ke ba. Këta njerëz më kanë mësuar të mos bëjë hile të punoj drejtë, të dua vendin tim. Gjërat e këqija në jetë duhesh me i dëgju e mos me u bind, kritikën duhet me e toleru por gjithmonë kritikë me masë duke mos cënuar kurrë lirinë e shprehjes së tjetrit.” thotë Matoshi.

Halil Matoshi gjatë luftës i kishte muros librat që të mos i marrin dhe humbin forcat serbe.

“Kam shkruar prej moshës 12 vjeçare në revistat për fëmijë që ishin në ato kohëra. Nuk kam ditë si me reagu gjatë periudhës së luftës sepse isha me familje. Librat i kam muros në katin e poshtëm të shtëpisë gjatë luftës. Kur më kanë arrestuar jam ndjerë keq që kam bërë zgjidhje për librat e jo për fëmijët pasi për 7 muaj nuk kisha njohuri ku ishin të gjithë famijarët e mi. Titujt e librave të cilat i kam ruajtur duke i murosur kanë qenë letërsi dhe libra të cilat kanë qenë të nevojshëm për profesionin tim.” thotë Halil Matoshi.

Në politikë Matoshi thotë se është detyru me kalkulu ndërsa në gazetari asnjëherë.

“ Ka pasur raste kur kam shkëmbyer edhe fjalë të rënda sidomos në politikë. Nuk kam kalkuluar kurrë si gazetar. Në politikë kam qenë për një kohë të shkurtër dhe kam pasur raste kur ka qenë e nevojshme me kalkulu për shkak të rregullave të zyrës. Arti se si të bësh politikë është kompromisi. Kompromisi është arti i gjithçkaje andaj duhet përdorur se është i nevojshëm. Kolegët e mi gazetarë ka raste që me hipokrizi ose prej mosdijes e infektojnë popullin me dezinformata.” shton Matoshi

Fadil Vokrri i kishte dhuruar Matoshit fanelën e Kosovës: Vokrri ka qenë luftëtarë.

“Kemi qenë në 2016 në një emision, unë isha si analist politik me Fadilin po diskutonim mbi ekipin përfaqësues së Kosovës dhe si të pranohemi në UEFA. Të nesërmen Fadili kërkoi takim me mua dhe më dhuroi fanelën e Kosovës me numër 17 për nder të 17 Shkurtit. Fadili atë çka ka filluar e ka përfunduar gjithmonë, ai për mua është një luftëtar.” thotë Matoshi.

Sipas Matoshit edukimi nuk tregon sa mësoni në shkollë, janë veprimet tona të përditshme.

“Ne prodhojmë problem aty ku nuk ka problem dhe humbim energji pa nevojë. Nëse je shtet sovran mund të ndërtosh jetën ashtu siq ke dëshirë me vullnetin e popullit sepse e ke zërin e garantuar në këshillin e sigurimit.  Edukimi nuk tregon sa mësoni në shkollë, me i përmbush obligimet shkollore fillon nga sjellja në shtëpi, raporti ynë me të moshuarit, ndihma që u ofrojmë të tjerëve, a dhurojmë gjak për dikë që ka nevojë. Edukim është procesi i votimit, përzgjedhja ynë, se si e bën rreshtimin politik nuk shikohet bilanci i qeverisjes, duke e shikuar se kush është i dobishëm për vendin tonë. Edukim janë veprimet tona të përditshme.” thotë Matoshi.

Matoshi flet për gabimet të cilat po bëjnë mediat në Kosovë.

“Liria e fjalës është e garantuar me kushtetutë. Ne kemi luftuar për lirinë e shprehjes, përveq luftës nacionale, në luftën e fundit, ne kemi luftuar edhe për lirinë e shprehjes. Tani media është e paprekshme, por shpifja është e ndaluar, ke të drejtë me paditë në ato raste dhe mundesh me iu drejtu gjykatës.Ekzistojnë kode, burimet, duhet të jetë diçka ku mbështët e vërteta yte. Në internet po shpërndahen lajme të rrejshme, të cilat duhen dënuar sepse nuk mbështeten në të vërtetën. Portalet të cilat nuk janë të licensuara ose kompanitë e biznesevë po shpërndajnë lajme të cilat janë pa burim, të pa vërtëtuara. Nëse dikush shpif, mundeni me bo padi civile si shkak që të është dëmtuar imazhi ose është shpifur për ty.” thotë Matoshi.

Matoshi thotë se lufta nis në mendje të njerëzve, është patologji njerëzore.

“Ligjet e shoqërisë i shikojnë si ligjet e natyrës teorikët e ndryshëm. Barazpesha e mendjes është ajo çka ndikon, e cila mendohet si ndikim nga universi sipas botëkuptimit tim. Fillon nga fjalët nga një fushë e tensioneve, dikur kalon në luftë të vërtetë. Njeriu duhet me gjet ilaç për luftën, ka plotë studiues të cilët mirren më këto çështje se si vjen puna deri tek konfliktet.” thotë Matoshi.

Për fund Matoshi thotë se politika është profesion fisnik, politikani i mirë cenon veten për të mirën e përgjithshme.

“Kam hy në politikë sepse politika nuk është çfarë shohim ne, nuk është profesion i cili të imponon me gënjy e me dëmtu. Politika është profesion fisnik, politikani i mirë cenon veten për të mirën e përgjithshme, Secili lider e ka iden e emancipimit të shoqërisë, gjatë rrugës të gjithë mund të gabojnë, lideri e mirë e pranon gabimin. Diçka e quditshme është se populli ynë nuk fal dhe nuk analizon situatat. Tek ne është gabimi në shumë gjëra në sistemin e arsimit, në mënyrën e ligjerimit, në mënyrën e studimit. Sipas testit PISA ne nuk mund të spjegojmë atë çka lexojmë e studiojmë. Nuk e kemi të  zhvilluar as mendimin kritik, nuk argumentojmë atë çka mendojmë se është gabim.”shton për fund Matoshi./oxygenpress.info