MSH: Përdorimi i duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në mbarë botën

0
123

Përdorimi i duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në mbarë botën

Duhani vret rreth 8 milionë njerëz në nivel global çdo vit, afërsisht në çdo 6.5 sekonda një person vdes për shkak të sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit.

Ky numër, bazuar në trendin aktual të duhanpirjes, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme.

Duhani është i vetmi produkt që vret 50% të përdoruesve të tij!

Është vlerësuar se në qoftë se nuk ka një veprim serioz, deri në 1 miliard njerëz mund të vdesin nga përdorimi i duhanit në shekullin e 21.

Duhani është “Armë e shkatërrimit në masë”!

#ZotohutaleshDuhanin